Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr të Tiranës, 3 të arrestuar, në hetim komandanti dhe zv/komandanti i togës

Zbulimi i një parcele me kanabis në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, ka çuar në prana tre ushtarakë ndërsa 4 janë nën hetim mes tyre komandati i repartit zv. komandati i tokës

Policia informon se në fshatin Zall Herr gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

Megaoperacioni antikanabis i koduar “Fokusi” vijon në të gjithë vendin dhe është shtrirë në terrene  ë vështira malore dhe në fshatra të thellë të vendit. Tre opeacionet e fundit që u ndërmorën dje janë në Fier, Zall Herr dhe në Selenicë të Vlorës

Në Fier arrestohen vëllezërit
Në Fier u arrestuan 3 vëllezër Luan, Astrit dhe Arben Kocaqi, përkatësisht 45, 51, dhe 39 vjeç  si dhe u procedua në gjëndje të lirë babai i tyre 80 vjeçar dhe djali i njërit prej vëllezërve 18 vjeçar.

Pasi pas banesave kishin kultivuar në tokë, 300 bimë narkotike cannabis sativa.

 Përveç asgjësimit të bimëve narkotike, Policia e Fierit sekuestroi 1 armë gjahu, 2300 euro dhe rreth 500 000 lekë  të rinj që këta shtetas i kishin përfituar nga shitja e drogës.

Në Selenicë sekuestrohen kubike me kanabis

Në Selenicë të Vlorës u arrestua Lorenc Kapaj 29 vjec, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të territorit të banesës së tij, Policia gjeti e sekuestroi 80 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis “FOKUSI” vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e Guardia di Financa.

Bilanci 
Gjatë kësaj jave janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.
Janë asgjësuar rreth 17000 bimë cannabis sativa dhe 100 kubikë të kultivuar me fara të kësaj bime.
Janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë.