ZJARRET NË GREQI/ EKIPI SHQIPTAR SHPËTON NËNTË EMIGRANTË TË PALIGJSHËM NË ALEKSANDRUPOLI

Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.

Ekipi i zjarrfikësve shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.

Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm dhe kishin konsumuar ujëra të ndotura.