ZJARRFIKËSIT SHQIPTAR “LUFTË ME FLAKËT E FERRIT” NË GREQI! RAMA PUBLIKON PAMJET: ME MISION NË NJË NGA ZONAT MË TË PREKURA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga beteja e zjarrfiksëve shqiptar me flakët, të cilët ndodhen në Greqi për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj gjatë emergjencës kombëtare me zjarret.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se forcat shqiptare të zjarrfikseve janë angazhuar maksimalisht në një nga zonat më të prekura për shuarjen e flakëve.

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”- shkruan Rama.