ZJARRI ‘PUSHTON’ FRANCËN, EVAKUOHEN 3 MIJË TURISTË

Zjarret kanë pushtuar Francën ku janë evakuuar më shumë se 3 mijë turistë. Zjarret kanë shkatërruar banesa dhe 500 hektarë tokë.

Sipas mediave të huaja turistët janë larguar të tmerruar. Rreth 450 zjarrfikës janë në vendngjarje, raportojnë mediat e huaja.

“Zjarri është vënë nën kontroll”, tha zyrtari i lartë rajonal Rodrigue Furcy.

Zjarri shpërtheu një zonë turistike rreth 30 minuta nga Perpignon për shkak të “nxehtësisë së fortë, thatësisë dhe erërave të trazuara deri në 180 km/h”, thanë autoritetet.

Flakët deri më tani kanë shkatërruar një vend kampingu në rajonin popullor të pushimeve Pyrenees-Orientales, në jug të Francë.

Videot janë bërë virale ku tregojnë se si flakët afrohen në mënyrë të rrezikshme pranë kampeve, ku fëmijët dëgjohen duke bërtitur të tmerruar. Familjet i paketuan shpejt gjërat e tyre dhe u larguan nga vendi, teksa një shtëllungë tymi i zi kishte pushtuar qiellin.