E RËNDË NË TIRANË/ 37-VJEÇARJA VRITET ME THIKË NGA MOTRA E SAJ PAS NJË SHERRI NË BANESË, SI U ZBULUA KRIMI PAS AUTOPSISË

Një 37-vjeçare është vrarë me thikë nga motra e saj në kryeqytet.

Policia është njoftuar rreth orës 11:40 ditën e djeshme se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Amanda Pushani, 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyrale.

Por policia ka vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin dhe pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Motra e saj Marsela Pushani, me profesion mësuese dhe punonte në një shkollë në kryeqytet është arrestuar nga policia si autore e ngjarjes, teksa dyshohet se krimi ka ardhur pas një konflikti mes saj dhe viktimës.

Autorja e krimit, 40-vjeçarja Marsela Pushani punonte si mësuese gjuhe në një shkollë në kryeqytet dhe dy vajzat jetonin me nënën e tyre në një banesë.

Marsela dhe ëma kanë deklaruar se viktima Amanda Pushani, e cila ishte e papunë shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin nëse s’i jepnin pije alkoolike.