KISHTE FSHEHUR KALLASHNIKOVIN NË BAGAZHIN E MAKINËS, ARRESTOHET 37-VJEÇARI NË ELBASAN

Një 37-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

Në mjetin në të cilin po udhëtonte A. Zh., 37 vjeç, kishte fshehur në bagazh armën e zjarrit kallashnikov së bashku me municionin luftarak.Arma u sekuestrua nga policia ndërsa nuk dihet se pse e mbante me vete në bagazh.

Së bashku 37-vjeçarin është arrestuar edhe pasagjeri i automjetit A. K., 32 vjeç, për moskallëzim krimi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.