KLP HAP GARËN PËR TRE VENDET VAKANTE NË SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh në seancë plenare këtë të premte për të miratuar shpalljen vakante të tre vendeve të SPAK.

“KLP shpall tre vende vakante për ngritjen në karrierë për prokurorët pranë Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion”, u shpreh kreu i KLP-së, Alfred Balla.

Shkak për vonesën në hapjen e garës, sipas Ballës, u bë harta e re gjyqësore.