LUFTA NË UKRAINË/ RAKETAT E RUSISË NË ODESSA, KIEVI GODET KRIMENË

Rusia tha se arriti të pengonte një sulm të koordinuar ukrainas në Krime më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa dronët synonin gjithashtu Moskën, duke ndërprerë trafikun ajror në kryeqytet dhe duke i vënë flakën objekteve të depozitimit të naftës në jugperëndim të vendit.

Ukraina ka nisur një sërë sulmesh në ditët e fundit kundër objektivave ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar dhe objekteve të flotës së Marinës ruse në Detin e Zi në një përpjekje për të minuar përpjekjet e luftës të Moskës në një rajon vendimtar .

Në të njëjtën kohë, sulmet janë shtuar në zona të Rusisë larg vijës së frontit, me kryebashkiakun e Moskës që tha se të paktën dy drone u rrëzuan në zonën e kryeqytetit më herët gjatë ditës së sotme. Reuters nuk ishte në gjendje të kryqëzonte në mënyrë të pavarur ato raporte dhe nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Kievi.

Në një opinion të botuar vonë dje, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të shpejtojnë dorëzimin e armëve, duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.