MOTI I KEQ, PEZULLOHET LUNDRIMI DETAR NË VLORË

Moti i përkeqësuar me erë të fortë ka sjellë pezullim të lundrimit detar në Vlorë.

Sipas kapitanerisë së portit dita e sotme ka sjellë erë me shpejtësi deri në 20-25 m/s nga drejtimi jug-juglindje.

Për shkak të kësaj situate meteorologjike dhe detit me dallgë që shkojnë 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe 6-7 ballë në det të hapur, kapitaneria ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese të vogla, peshkarexhat, mjetet turistike që të mos dalin në det sepse rrezikojnë për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë.

Ndërkohë që tragetet e linjës Vlorë-Brindisi por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht.

Kjo situatë e motit do të vijojë deri mesditën e datë 24 shtator.