“NUK KA BISEDIME PËR PAQE”, KËSHILLTARI I ZELENSKYT: SULME ME DRONË NDAJ RUSISË DO TË SHTOHEN

Sulmet me dronë në tokën ruse do të rriten, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas pranë presidentit Volodymyr Zelensky.

Disa sulme me dronë janë kryer ndaj rajoneve ruse në javët e fundit, ndërsa këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak tha se kjo tregon se lufta po zhvendoset gradualisht në Rusi.

“Sa i përket Rusisë… ka një numër në rritje të sulmeve nga dronët e nisur nga territori i Federatës Ruse dhe numri i këtyre sulmeve do të rritet”, tha këshilltari presidencial.

Podolyak gjithashtu përjashtoi bisedimet e paqes për momentin, duke thënë se çdo negociatë do të përbënte “kapitullim” nga ana e Ukrainës.

Sulmet me dronë në Rusi janë rritur ndjeshëm në shkallë gjatë ditëve të fundit. Gjashtë rajone ruse u goditën brenda një nate, me disa avionë transportues që mbetën të shkatërruar dhe një aeroport ushtarak u dogj.