PËRFITIME TË PLOTA TË KONTRIBUTEVE! ME 1 TETOR HYN NË FUQI MARRËVESHJA PËR SIGURIMEVE SHOQËRORE MES SHQIPËRISË DHE ZVICRËS

Kryeministri Rama ka njoftuar se me datë 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Dy vendet kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet, që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe zviceranë që kanë punuar në të dy vendet.