“TEMPULLI”/ PAS HEKURAVE PËR DROGË, NIS NË GJYKATËN E TIRANËS VERIFIKIMI I MASËS PËR 61 TË ARRESTUAR

Në gjykatën e Tiranës ka nisur verifikimi i masës për 61 personat e tjerë të arrestuar nga operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”.

Për ta, më herët ishte caktuar burg në mungesë për 58 persona dhe për 3 të tjerë masë më e butë sigurie.
Masë më e butë është dhënë për 2 gra dhe një të moshuar.

Për dy gratë u caktua masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’, si dhe për 71-vjeçarin ‘arrest shtëpie’.