VRAU 39-VJEÇARIN SHQIPTAR PAS SHERRIT PËR PARKIMIN, I MOSHUARI GREK DEL NGA GJYKATA I VESHUR ME ANTIPLUMB

68-vjeçari grek, i cili vrau shqiptarin Brigen Limka në Greqi, është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pire. Dhimitris Kutrumanis shihet me pranga në duar, i veshur me anti-plumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit.

Brigen Limka, babai i tre fëmijëve, u ekzekutua gjatë një konflikti për parkingun.