ZJARR MASIV NË KODRAT E VAJKANIT NË FIER, DIGJET NJË PARCELË ME ULLINJ

Një zjarr masiv ka shpërthyer në kodrat e Vajkanit në Fier, në një vend të quajtur poligon.

5 automjete zjarrfikëse, dy të Fierit, dy të Lushnjës dhe një e Roskovecit, kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Deri më tani janë djegur shkurre dhe një parcelë me ullinj.