AKSIDENT NË FIER/ SHOFERJA PËRPLAS DY PERSONA, PLAGOSET NJËRI PREJ TYRE

Aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier.

Një automjet tip “Wolzvagen” me targa AB 686 DM që drejtohej nga një grua ka përplasur dy shtetas.

Më vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.