DIELL DHE RRITJE E LEHTË E TEMPERATURAVE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theksuar do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.