OSMANI GODET SERBINË NË SHBA: KËRKON TË NXISË LUFTË NË RAJON

Vjosa Osmani përcolli një mesazh të qartë gjatë vizitës së saj në Iowa.

“Sulmi terrorist në 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ishte akt agresioni i Serbisë ndaj Kosovës i cili synonte aneksimin e veriut”, tha kryetarja e shtetit Kosovar, e cila duket këtë rrugëtim në SHBA, e ka kthyer në një mision personal për të nxitur perëndimin të reagojë ndaj Beogradit.“Ne asnjëherë nuk i kemi karakterizuar këto si tensione mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk po sulmojmë askënd, ne jemi në shtëpinë tonë dhe po sulmohemi, tha ajo gjatë një fjalimi përpara studentëve të Universitetit Drake.

“Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte pika kulmore e një akti të rëndë agresioni që Serbia po i bënte popullit të Kosovës brenda territorit tonë dhe atë ditë ishin disa grupe terroriste që hynë në Kosovë me një numër të madh armësh, armë të shkallës ushtarake me të cilat planifikonin të aneksonin veriun e vendit. Policia jonë veproi me shumë profesionalizëm dhe e pengoi aktin e agresionit që në minutat e para të tij”, u shpreh Osmani.Angazhimi më i madh i trupave të NATO-s në Kosovë do të bëjë që mos të lejohen të hyjnë njerëz të armatosur në territorin e vendit, u shpreh ajo. Osmani më tej e përshkroi Kosovën si historinë më të madhe të suksesit të politikës së jashtme amerikane.Gjatë qëndrimit në Iowa të SHBA-së, Osmani u prit ne takim edhe nga kryebashkiaku i Norwalk, Tom Philips, nga i cili u nderua me Çelësin e Qytetit, ndërsa takoi dhe pjesëtarë të diasporën shqiptare të cilët i falenderoi për mbështetjen ndaj atdheut.