POLICIA E VLORËS DHE RENEA NË AKSION, SHOQËROHEN DISA PERSONA

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat Renea është duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar.

Deri tani nuk dihen shkaqet e shoqërimit të rreth 10 personave që ishin kryesisht të rinj, të cilët ndodheshin në një prej lokaleve.

Kujtojmë se prej ditësh në qytetin e Vlorës janë shtuar kontrollet nga policia, si për persona në kërkim, për armëmbajtje pa leje apo dhe makina me xhama të zinj.