PRIVATIZIMI I ISH-KOMPLEKSIT PARTIZANI, ZBARDHET VENDIMI I GJKKO PËR BERISHËN, JAMARBËR MALLTEZIN DHE NDËRTUESIN BEKTASHI

Zbardhet vendimi i GJKKO-së, e cila ka caktuar mbrëmjen e djeshme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv.

Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

Më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua nga policia.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të Berishës, janë korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale, ose veprimtari kriminale. Siç shihet edhe në dokumente, ndërtuesi Fatmir Bektashi, ndaj të cilit u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ akuzohet për të njëjtat vepra si Malltezi.