Tre punonjës përgjegjës të dy kompanive private janë vënë nën hetim, pasi shkarkuan mbetje të hidrokarbureve në ujërat e lumit Gjanica.
Pas njoftimit për ndotje të lumit Gjanica, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, kanë nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale për ndotjen.Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për K. A., 34 vjeç, me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës, Fier, dhe S. A., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, në një kompaninë private Sh. A.;