11 NËNTOR 1918, GJERMANIA NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E ARMËPUSHIMIT QË I DHA FUND LUFTËS SË PARË BOTËRORE

Më 11 nëntor 1918, Gjermania nënshkruan një marrëveshje për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiegne të Francës.

Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të ditës së 11-të të muajit të 11-të dhe kjo ditë është nderuar çdo vit me një heshtje dy-minutash, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin, Ditën e Veteranëve.Lufta e parë Botërore përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919.