AKSIDENT NË AKSIN FIER-LEVAN, DY TË PLAGOSUR! BLLOKOHET RRUGA, RADHË TË GJATA NË TRAFIK

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur “Aksionistët”.

Si pasojë janë krijuar radhë të gjata në trafik pasi ka bllokim të rrugës. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Fierit.

Në vendgjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për rregullimin e trafikut.