DIELL DHE TEMPERATURA DERI NË 23°C, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonatmalore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, por nuk do të ketë reshje.