FIER, GJENDET I PAJETE NE FSHATIN DAULLAS,BRENDA AUTOJETIT NJE 39 VJEÇAR

Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes