Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. N., 26 vjeç, banues në fshatin Ruzhdie, Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe njerkut të tij, si edhe iu ka marrë me forcë një shumë parash. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: – A. M. (F)., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një shtetas; -një shtetas 14 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi dyshohet se është konfliktuar me një shtetas 18 vjeç dhe gjatë kontrollit personal, iu gjetë një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në datë 31.10.2023, në fshatin Vajkan, Fier, është gjetur i vetëvarur, pranë banesës së tij, shtetasi A. T., 27 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Të ngjashme
U LARGUA NGA SHTËPIA NË FIER DHE NUK U KTHYE MË, 18-VJEÇARJA E HUMBUR PREJ 5 DITËSH
Një 18-vjeçare në Fier është shpallur e humbur prej 5 ditësh. Kallëzimin në Komisariatin e Policisë Fier e ka bërë…
DURRËS/ PËRDORNIN SHKALLË E LITARË PËR T’U NGJITUR NËPËR KATET E PALLATEVE PËR TË VJEDHUR, ARRESTOHEN TRE PERSONA
Tre persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri floriri dhe aksesorë të…
AKSIDENT NË DALJE TË FIERIT! AUTOBUSI PËRPLASET ME “BENZIN”, PËRFUNDON NË OBORRIN E NJË BANESE
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Fierit. Autobusi i linjës Fier – Roskovec është…