HODHI PISTOLETËN NGA MAKINA SAPO PA POLICINË, ARRESTOHET NJË 38-VJEÇAR NË VLORË

Një 38-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga për armëmbajtje pa lejë.

Gjatë operacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, policia lokalizoi në lagjen Isa Boletini”, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi E. K dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur.

Mbi 38-vjeçarin rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Armën e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.