ILIR META PARAQITET NË SPAK: JAM THIRRUR PËR NJË TELENOVELË QË ËSHTË GJYKUAR NJA DY HERË

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë është thirrur nga SPAK, Meta tha shkurtimisht se është thirrur për një ‘telenovelë që është gjykuar nja dy herë’

Për telenovelën… meqenëse jeni lajmëruar herët edhe po përballoni reshjet e shiut. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë. Është rihapur për rastin konkret në dhjetor të viti 2019 nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar dy herë për shpifje dhe është dënuar edhe njëherë nga gjykata për dhunë në familje. Faleminderit”- tha Meta.