MBYTET NJË 42-VJEÇAR, TRUPI I TIJ GJENDET NË NJË KALATË PESHKIMI NË PORTIN E DURRËSIT

Një 42-vjeçar nga Tirana është gjetur pajetë në portin e peshkimit këtë të premte.

Trupi u pikas nga peshkatarë në kalatën e portit të peshkimit, që ndodhet brenda portin detar të Durrësit. Sipas policisë, nga këqyrja e trupit të shtetasit 42-vjeçar me banim në Tiranë, rezulton se nuk ka shenja dhune.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. Mbrëmjen e kaluar qyteti i Durrësit u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë, një 56-vjeçar humbi jetën pasi ra nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.