QËLLOI ME KALLASH NË AJËR AFËR BANESËS SË TË AFËRMVE, ARRESTOHET NJË 27-VJEÇAR NË TIRANË

Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi qëlloi me kallash në ajër, pranë një banese të të afërmve të tij, në fshatin Zaranikë.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” u zbulua se 27-vjeçari Dh.Th nga Shkoza e mbante këtë armë pa leje në banesën e tij.Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të banesës që qëlloi, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte i riu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.