TË SHTËNA ME ARMË NË QENDËR TË PRAGËS! SULMI NË UNIVERSITETIN E ARTEVE, RAPORTOHET PËR 11 TË VDEKUR DHE 30 TË PLAGOSUR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e të mërkurës në Fakultetin e Arteve në qendër të Pragës ku janë vrarë të paktën 11 persona së bashku me autorin dhe plagosur 30 të tjerë.

Sipas asaj që raporton policia çeke, sulmuesi ka qëlluar duke vrarë disa persona e plagosur të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Të shtënat kanë ndodhur në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Karlovës, një nga më të vjetrit në botë, pranë sheshit Jan Palach në qytetin e vjetër të Pragës. Sipas policisë, e cila ka ndërhyrë menjëherë në vend dhe ka evakuuar universitetin dhe të gjithë sheshin Jan Palach, personi që ka qëlluar tashmë është vrarë

Policia, e cila bllokoi sheshin dhe zonat përreth, u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë brenda deri në një njoftim të dytë.

Ndërtesa e universitetit u evakuua plotësisht.