TRE TON KOKAINË, SHQIPTARË NË PRANGA! SPANJA I KËRKON SHQIPËRISË INFORMACION PËR TË ARRESTUARIT

Pas sekuestrimit të 3 tonëve kokainë në Spanjë dhe arrestimit të 11 personave mes tyre spanjollë kolumbianë dhe shqiptarë, autoritetet spanjolle pritet te komunikojnë me ato shqiptare për identitetin e shqiptarëve të arrestuar.

Verifikimi mund të sjellë të dhëna të vlefshme për hetimin sepse në Shqipëri ka një dosje të hapur për një grup kriminal që trafikonte kokainë nga portet e Guajaqyilit në Ekuador, drejt portit të Valencias në Spanjë.

Ky grup drejtohej nga Ervin Mata, Eralbi Breçani dhe Ismail Zeneli. Verifikimet do të nxjerrin në dritë nëse dhe ky episode i kësaj ngarkese ka lidhje me këtë grup kriminal që Valencian e cilësonte një rrugë të sigurt kalimi për kilogramët e kokainës të nisur nga Amerika e jugut.

Autoritetet spanjolle morën informacion për kontejnerët me sheqet të nisur nga Guajakili në trup të të cilëve ishte fshehur më shumë se 3 ton kokainë. Ngarkesa u mbajt nën vëzhgim për një muaj. Pavarësisht se skaneri zbuloi se kontejneri kishte drogë, policia lejoi që ai të tërhiqej me kamion nga porositësit te cilët e transportuan drejt zonës industrial në Xirivela.

Kur të dyshuarit ndërhynë për të nxjerrë drogën ndodhi dhe arrestimi i tyre.  Kjo ishte ngarkesa e 5 e kapur nga autoritetet spanjolle vetëm gjatë një muaji duke e çuar në 7 ton sasinë e kokainës së sekuestruar. Edhe në rastet e mëparshme mes të arrestuarve ka pasur dhe shqiptarë,  Porti i  Valencias, renditet i treti me sekuestrimin më të madh të kokainës në të gjithë Evropën, pas porteve të Antwerpen dhe Roterdamit.