ISH-MINISTRI, ILIR BEQAJ, PARAQITET NË SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

I shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj iu drejtua godinës së qelqtë, ndërkohë që nuk dihet nëse ai është thirrur për koncesionin e sterilizimit në shëndetësi apo për hetime të tjera.