NËNË E BIR ARRESTOHEN NË TIRANË, ISHIN NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIKIM DROGE

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtarisht janë arrestuar në Tiranë.

Nënë e bir të akuzuar për organizatë kriminale dhe trafikim droge janë kapur në “Rrugën e Dibrës” dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.