LAJM I FUNDIT/ SHERR MES DY VËLLEZËRVE, GODASIN NJËRI-TJETRIN ME SËPATË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cukas të Fier-Sheganit. Mësohet se dy vëllezër kanë përfunduar në spital, pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.Deri më tani nuk dihen motivet e përplasjes fizike mes dy vëllezërve, as edhe identiteti i tyre.