MIJËRA IZRAELITË “PUSHTOJNË” RRUGËT E VENDIT, KËRKOJNË DORËHEQJEN E NETANYAHUT DHE LIRIMIN E PENGJEVE

Mijëra izraelitë kanë dalë sërish sot në rrugët e qyteteve të Izraelit për të protestuar kundër qeverisë të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Në kryeqytet, Tel Aviv, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ata kërkuan gjithashtu lirimin e pengjeve, që mbahen ende nga Hamasi në Gaza.

Demonstrata kishte edhe në qytete të tjera si Jeruzalem dhe Haifa. Demonstruesit ndozën zjarr në sheshe, në shenjë revolte.