SULMI NË MOSKË ME MBI 115 VIKTIMA, REAGON FSB: TERRORISTËT KISHIN KONTAKTE ME UKRAINËN

Sulmuesit të cilët u arrestuan në rajonin e Bryansk më herët këtë mëngjes “kishin ndërmend të kalonin në Ukrainë” dhe kishin “kontakte me palën ukrainase”, ka pretenduar shërbimi i inteligjencës ruse.

Sipas BBC, pretendimi i FSB-së në këtë fazë nuk mund të verifikohet.

Kur lajmet për sulmin u publikuan një natë më parë, Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mohoi kategorikisht përfshirjen e Ukrainës, duke thënë se vendi i tij nuk kishte “absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga Presidenti Vladimir Putin.