ULEN TEMPERATURAT! MOTI PËR SOT I PAQËNDRUESHËM, ME SHI DHE VRANËSIRA

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të pakta e vranësira në shtim deri të dendura. Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12 m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zonat malore -2 deri 12°Cnë zonat e ulëta 0 deri 16°Cnë zonat bregdetare 4 deri 16°C