Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Z. P., 68 vjeç ka mbërritur me plagë në spitalin e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Policia ka mbërritur në spital ku po merret në pyetje i plagosuri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.