Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmi rus në Ukrainë.
Të paktën 16 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë nga shpërthimet. Deri më tani raportohet për 28 të tjerë të plagosur, ndërsa kërkimet vijojnë ende nën rrënoja për gjetjen e të zhdukurve.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin e rëndë, duke thënë se viktimat ishin njerëz “të cilët nuk kanë bërë asgjë të keqe”.