Lundrimet drejt Barit dhe anasjelltas janë pezulluar për shkak të motit të keq.
Kompanitë e lundrimeve njoftojnë pezullimin e lundrimeve të trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit dhe anasjelltas. Edhe dalja në det e anijeve të peshkimit është pezulluar.Ndërsa trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit.