Mjekët endokrinologë dhe jo vetëm japin alarmin për rritjen e obezitetit në popullatë, pasi gati 30% e të rriturve janë mbi peshë, por situata pritet të agravohet për shkak të ushqimeve të pashëndetshme që konsumojnë fëmijët.
Obeziteti është shkaktari kryesor për sëmundje të rëndësishme si ato kardiovaskulare diabet apo infarkte të trurit.“Obeziteti është shndërruar në problem madhor pasi rrit sëmundje që janë shkaktar kryesor të vdekshmërisë. Në pavionin e endokrinologjisë nga 900 pacientë që u shtruan deri nëntor të këtij viti 700 prej tyre ishin me diabet dhe gati 20 % e tyre me këmbën diabetike”, tha Florian Toti-mjek endokrinolog.
Top Channel