Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.
Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas, në orët e para të ditës e në vazhdim pritet mbizotërim i motit të kthjellët. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin.Vlen për t’u theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore.