Zjarri që ka përfshirë ishullin Maui në Haëai ka shkatërruar qytetin historik të Lahainas.
Senatori i shtetit amerikan, Brian Schatz deklaroi se Lahaina ishte “gati e djegur deri në themel”.
Sistemi spitalor i Mauit është i mbingarkuar me pacientë të djegur dhe njerëz që kanë probleme me frymëmarrjen thithja e tymit, sipas CNN.
“Zjarrfikësit janë ende duke u përpjekur që të vënë nën kontroll zjarret dhe ne u përgjigjëm me ekipet e kërkim/shpëtimit”, tha Schatz.
Pati raportime se disa njerëz u hodhën në oqean për t’u shpëtuar flakëve që lëviznin me shpejtësi. Roja Bregdetare e SHBA-së tha se shpëtoi të paktën një duzinë personash nga uji.
Kryetari i bashkisë së qarkut Maui, Richard Bissen Jr. tha në një konferencë shtypi se shumë shtëpi dhe struktura biznesi u shkatërruan plotësisht.
Ndryshe, një banor i qytetit me rreth 12000 banorë tha për mediat lokale se çdo varkë në portin e qytetit ishte në zjarr.