Të paktën 27 persona janë vrarë pas një shpërthimi në një pikë karburanti në republikën ruse të Dagestanit në Kaukaz, thanë sot zyrtarët lokalë.
“Gjithashtu, 75 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Menaxhimit të Emergjencave.
“Kërkimi për viktimat dhe pastrimi i mbeturinave mbetet në vazhdim”, tha TASS. Hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, kane nisur dhe mendohet se një mosrespektim i rregullave të sigurisë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.