Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas propozimit të Bashkimit Evropian(BE), por thekson se Aneksi për zbatimin e saj duhet të zbatohet “në mënyrë të sekuencuar dhe të balancuar”. Kështu e komenton Qeveria e Kosovës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, qëndrimin e BE-së se, për heqjen e masave ndëshkuese – krahas hapave të mëtejshëm drejt shtensionimit të situatës në veri – është “me rëndësi thelbësore” zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe Aneksit të zbatimit të tij.
MOSDAKORDËSI MES KOSOVËS DHE BE-SË PËR HEQJEN E MASAVE NDËSHKUESE, UNIONI: TË FORMOHET ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE
![](https://info24albania.com/wp-content/uploads/2023/08/KOSOVA.jpg)